Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama: Gëzuar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve, përulem për punën e tyre të mrekullueshme

Maj 1, 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, i ka uruar të gjithë punëtorët  e Komunës duke thënë se përulem për punën e tyre të mrekullueshme.

Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se jemi me fat që kemi punëtorë si këta e si shumë e shumë të tjerë në kryeqytet, që për çdo ditë punojnë pa u ndalë për të na ofruar shërbimet e nevojshme, pra ata janë heronjtë e prapaskenës, frymëzim e motivim për mua.

 

𝗥𝗮𝗴𝗶𝗽𝗶 është recepsionisti në hyrje të objektit të #Kryeqytetit, i cili kujdeset për orientimin e qytetarëve për te sportelet përkatëse.

 

𝗦𝗵𝗮𝗯𝗮𝗻𝗶 është përgjegjës i autoparkut që na e lehtëson dhe organizon lëvizjen me automjete çdo ditë.

 

𝗟𝗲𝗻𝗱𝗶𝘁𝗮, përveçse i shërben Kuvendit Komunal me pozitivitet e profesionalizëm, është një arkiv i gjallë me përvojën e saj gati 20 vjeçare.

 

𝗙𝗮𝘁𝗺𝗶𝗿𝗷𝗮 kujdeset për mirëmbajtjen e zyrave dhe të ambienteve të përbashkëta në kabinet, gjithmonë e buzëqeshur dhe e papërtueshme.

 

𝗦𝗵𝗮𝗶𝗽𝗶 me shumë durim e përgjegjësi i pranon kërkesat tuaja nëpërmjet telefonit në Qendrën e Thirrjeve.

 

𝗕𝘂𝗿𝗯𝘂𝗾𝗷𝗮 është për çdo ditë në kontakt me ju, duke ju pajisur me dokumentet e gjendjes civile.

 

Gëzuar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM