Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Avni Zogianin, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Kryeministri Kurti e uroi Zogianin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.