Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës binjakëzohet me degën e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve nga Dakota e Veriut

Maj 2, 2023

Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, gjatë javës së kaluar ka marrë pjesë si Mysafir Special në takimin vjetor të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, dega e Dakotave , në Fargo, Dakota e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë takim u bë edhe binjakëzimi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe degës së Kolegjit të Kirurgëve të Amerikës nga Dakota e Veriut (KKA-ND). Ky binjakëzim mes dy institucioneve shëndetësore konsiderohet e arritur shumë e rëndësishme, sepse do të ndikojë drejtpërdrejt në avancimin dhe zhvillimin e kirurgjisë kosovare.

Binjakëzimin mes dy institucioneve, Prof. dr. Rifat Latifi e vlerësoi si hap shumë të suksesshëm, pasi që Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka për synim të transformojë kirurgjinë kosovare drejt standardeve ndërkombëtare.

Në takimin “North Dakota and South Dakota Chapters of the American College of Surgeons 2023 Annual Meeting – Takimi Vjetor 2023 – Degët e Dakotës së Veriut dhe Dakotës së Jugut të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve”, Dr. Latifi ka mbajtur ligjëratë me temën “Complex Abdominal Wall Reconstruction: What the Acute Care and General Surgeon Should Know – Rindërtimi Kompleks i Murit Abdominal: Çka duhet të dinë Kirurgu i Kujdesit Akut dhe Kirurgu i Përgjithshëm”.

Më këtë rast, Dr. Latifi shpjegoi përvojën e tij shumë vjeçare si kirurg i përgjithshëm/traumatolog, dhe për rëndësinë që kanë zhvillimet e avancuara në këtë lëmi shkencore, sidomos në temën “Rindërtimi Kompleks i Murit Abdominal”.

Dr. Latifi shfrytëzoj këtë rast të takohet edhe me ekipin traumës dhe telemjekësisë në Qendrën Spitalore Sanford në Fargo për të ndarë eksperiencën e tij si autoritet ndërkombëtar në këtë fushë.

Gjithashtu, lajm tjetër i rëndësishëm është se Anëtari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Ass. Prof. Dr. Mentor Ahmeti, FACS, njëherit edhe Shef i Qendrës së Nivelit të Parë të Traumës në qendrën spitalore Sanford Medical Center në Fargo, North Dakota, është zgjedhur Kryetar i ardhshëm i degës së Kolegjit të Kirurgëve të Amerikës – North Dakota, SHBA.  Dr. Ahmeti është gjithashtu Drejtor i Asociuar i Programit Specialistik Kirurgjik pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e North Dakotës, e gjithashtu Drejtor i Qështjeve Akademike dhe Hulumtimeve Shkencore.  Si projekt parësor në pozitën e kryetarit të ardhshëm të KKA-ND dhe Shefit të Traumës, Dr Ahmeti ka themelimin dhe mbajtjen e parë të kursit kryesor për trajtimin e traumës – ATLS në Kosovë gjatë këtij viti, nën sponzorizimin e Sanford Medical Center Fargo dhe në bashkëpunim me Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës.

Me këtë rast Dr. Rifat Latifi, kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ka reaguar duke thënë se “ Zgjedhja e Dr. Mentor Ahmetit, Kryetar i ardhshëm i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve,  Dega e Dakotës së Veriut, është një arritje e madhe për Dr. Mentorin, por dhe të gjithë ne, është testament i qartë për përparimin dhe ngritjen e kirurgëve  shqiptarë nëpër botë, mburrje për neve të gjithë, dhe do të mundësoj lidhjen edhe më të fortë të KCS dhe Kolegjit të Kirurgëve Amerikan dhe degëve të shumë shteteve të ndryshme, dhe vendeve të ndryshme të botës, thuhet në komunikatën për media e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM