KMDLNj ka bërë të ditur se më 2 maj, policë të Gjykatës Speciale- EULEX-it kanë bastisur shtëpinë e Flamur Sopit dhe Nuhi Ahmetit duke filluar nga ora 19:00 e deri në mesnatë.
Policë të Gjykatës Speciale mbrëmë mes 19:00 e deri më 23:00, bastisën shtëpinë ku banon me qira Ahmeti, ish i burgosur politik, kontribues aktiv në luftën e UÇK-së dhe nga viti 1990 aktivist i KMDLNj-së. Ai i ka deklaruar KMDLNj-së se policët para bastisjes ia kanë treguar urdhërin e Gjykatës për bastisje, e kanë njoftuar me të drejtat që i takojnë si dhe për të drejtën që gjatë bastisjes të jetë edhe avokati i autorizuar nga Ahmeti.
Nuhi Ahmeti thotë se sjellja e policëve ishte në përputhje me mandatin e përcaktuar, se nuk kanë bërë asnjë dëm material dhe se ia kanë konfiskuar një telefon. Pas bastisjes i kanë lënë një ftesë për intervistim në EULEX, me datë 3 maj 2023, në ora 9:30.
KMDLNj është në pritje të përfundimit të intervistimit në mënyrë që të mësojë për arsyet e bastisjes dhe qëllimet e intervistimit.
Gjatë bastisjes nuk ishte i pranishëm avokati i Ahmetit kurse gjatë intervistimit do të jetë i pranishëm avokati i autorizuar nga Nuhi Ahmeti., thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.




