Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se pas prezantimit në Bruksel të draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë ekipit menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status, janë shkarkuar nga detyra katër anëtarët serbë të ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit.
Krasniqi në postimin e tij në Facebook ka thënë se më 03 maj 2023, ka marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujičić, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojković.






