Ministri i Mbrojtjes, Armend mehaj në një takim virtual me Komisionin e Përgjithshëm për Drejtësinë, Çështjet e Brendshme dhe Sigurinë e shteteve të Evropës Jug-lindore në Procesin e Bashkëpunimit ndërmjet këtyre shteteve, kanë diskutuar mbi disa tema të rëndësishme të nxitura nga situata aktuale gjeopolitike, pushtimi i paprovokuar rus në Ukrainë, që në mënyrë direkte ka ndikuar në strategjitë e shteteve dhe format e bashkëpunimit, domosdoshërinë e unitetit si formë e vetme e mbrojtjes së vlerave demokratike përballë shteteve autokrate me tendenca ekspanzioniste.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se duke qenë dëshmitar të sulmeve të vazhdueshme ruse në Ukrainë dhe luftës hibride ruse me target Ballkanin, zgjerimi i NATO-s është antidoda për të siguruar stabilitet, që së bashku me investimet strategjike në fushën e mbrotjes dhe zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik, do të mundësojë zgjidhjen dhe të krizës së refugjatëve e ruajtjen e paqes ndërmjet kombeve.
Në këtë aspekt Kosova mbetet e përkushtuar në përkrahjen e politikave perëndimore, aleancës ndërmjet shteteve dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjik.






