Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas sulmit në një shkollë në Beograd ku humbën jetën tetë fëmijë ka ngushëlluar të gjithë prindërit e tyre.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Twitter ka thënë se nuk ka asgjë më të vlefshme se jeta e një fëmije dhe asgjë më e dhimbshme se humbja e asaj jete.
“I përcjell ngushëllimet e mia më të thella të gjithë prindërve që humbën fëmijët e tyre në një sulm të tmerrshëm në shkollë sot në Beograd dhe lutemi për shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit”.






