Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia takon bordin e ri të SHSKUK-së dhe të deritanishëm

Maj 4, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia bashkë me U.D drejtoreshën e SHSKUK-së, Dr. Narqize Arenaliu – Hoxhaj, iu uruan detyrën Bordit të ri të zgjedhur të SHSKUK-së, në përbërje: Dr. Dren Boshnjaku- Qendra Klinike Universitare e Kosovës; Dr. Tetore Olloni- Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës; Dr. Rrezarta Bajrami- Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik; Dr. Besim Demolli- Spitali i Përgjithshëm Ferizaj – në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore; Dr. Vjollca Kadolli-Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe Dr. Naim Bardiqi- Ministria e Shëndetësisë.

Një ekspert i menaxhmentit shëndetësor do të zgjidhet në bazë të konkursit publik.

Të pranishëm ishin edhe anëtarët e Bordit të kaluar të SHSKUK-së: Dr. Aida Rexhepi, Dr. Agreta Gecaj; Dr. Xhevat Jakupil, Mentor Sadiku, Dr. Vjollca Kadolli (e riemëruar) dhe Enver Gashi, të cilët ministri Vitia i falënderoi për punën dhe angazhimin e tyre gjatë tre viteve.

Ai i dëshiroi suksese Bordit të sapoemëruar në angazhimin e përbashkët në të mirë të institucionit dhe në të mirë të shëndetit të qytetareve të Kosovës.

Ministri Vitia falënderoi anëtarët e Bordit të kaluar për përkushtimin dhe angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm në një situatë të vështirë siç ishte ballafaqimi me pandeminë Covid -19.

“Në fillim të punës kishim situatën me pandeminë Covid -19 që ishte një sfidë e jashtëzakonshme për sistemin shëndetësor. Duke falënderuar Bordin e kaluar arritëm që me shumë punë, angazhim dhe përkushtim, t’ia dalim bashkërisht. Këta individë të jashtëzakonshëm, profesionistë shembull kanë dhënë kontribut kyç gjatë kësaj kohe dhe standardi i cili është ngritur besojmë që do të jetë ndihmesë edhe për bordin aktual për rrugën të cilën e kemi përpara”, tha me ketë rast ministri Vitia.

Më pas, Bordi i ri i SHSKUK-së mbajti mbledhjen e parë dhe me votë unanime zgjodhën si kryesues të Bordit të ri të SHSKUK-së, përfaqësuesin e Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Naim Bardiqi, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM