Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se po vazhdohet me restaurimet e trashëgimisë kulturore në gjithë Kosovën. Mulliri i Mehmet Alisë, apo i njohur ndryshe edhe si Mulliri i Sipërm i Shkozës, në komunën e Malishevës është një prej aseteve të trashëgimisë së vendit që i është nënshtruar ndërhyrjeve.
Përmes punimeve restauruese, po sigurojmë jetëgjatësi të aseteve tona si dhe bartje të trashëgimisë kulturore nëpër breza, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






