Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj viziton panairin e mbajtur në kuadër të konferencës “ASDA 2023”

Maj 4, 2023

Në panairin dhe konferencën “ASDA 2023” që është realizuar nën mbështetjen zyrtare të Qeverisë së Kroacisë, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes, vizituan stendat e disa prej 200 kompanive nga 30 shtetet pjesëmarrëse që merren me prodhimin e mjeteve dhe pajisjeve ushtarake, inkorporimi i të cilave pajisje do të modernizonte Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke ngritur kapacitetet e përgjithshme operacionale të saj.

Në margjinat e ASDA, Ministri Mehaj takoi gjithashtu Ambasadorin e Kanadasë, Alan Bowman, Ambasadorin e Danimarkës, Ole Henrik Frijs Madsen, Ambasadorin e Norvegjisë, Haakon Blankenborg, si dhe Ambasadorin e Japonisë, Iso Masato, me të cilët diskutuan për bashkëpunimin e mëtejmë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Duke investuar në pajisje dhe në partneritetin me aleatët tanë strategjik, do të përmbushim objektivin tonë si shtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, theksoi Ministri Mehaj me këtë rast, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM