Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani takon Lordin Peach, diskutojnë për bashkëpunimin e më tej me Mbretërinë e Bashkuar

Maj 9, 2023

Presidentja Osmani takoi të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Londër, ka takuar të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit dhe forcimin e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.

 

“Së bashku me Lordin Peach diskutuam zhvillimet e fundit, përfshirë hapa të rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për ta forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë presidentja Osmani.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM