Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Bangladesh, sot është pritur në takim nga këshilltari për siguri i Kryeministres së Bangladeshit, Tarique Ahmed Siddique.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes. Ministri Mehaj së bashku me Tarique u dakorduan që të fillojnë procesin për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit.
Gjithashtu, Ministri Mehaj u ofroi mundësinë e trajnimeve për ushtrinë e Bangdeshit në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit, largimin e materieve të rrezikshme.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan raportet e pandashme me SHBA-në dhe rëndësinë tonë jetike për të qenë në aleancë të përhershme me SHBA-në dhe NATO-n, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.






