Build Skills with our trainings

Sign up now!

Szunyog: Bashkimi Evropian nuk është vetëm një bashkim politik dhe ekonomik, është një projekt për ndërtimin e paqes

Maj 9, 2023

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, teksa mori pjesë në aktivitetet festive të Ditës së Evropës tha se Bashkimi Evropian nuk është vetëm një bashkim politik dhe ekonomik. Bashkimi Evropian është një projekt për ndërtimin e paqes, i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, me qëllim të promovimit të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Evropë.

“BE-ja luan një rol vendimtar në Ballkanin Perëndimor në promovimin e dialogut dhe pajtimit, veçanërisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

 

“Është shumë e rëndësishme që negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve të vazhdojnë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe që ato të sjellin zgjidhje afatgjata për të mirën e popullatës në terren, dhe njëkohësisht duke ndërtuar ura ndërmjet komuniteteve”, shtoi ai.

Edhe pse sfidues, viti i kaluar solli disa përparime, duke përfshirë udhëtimin pa viza për kosovarët në zonën Shengen që nga 1 janari 2024.

“Çështja e pazgjidhur e liberalizimit të vizave ka qenë si një re e zezë mbi marrëdhëniet BE-Kosovë gjatë dekadës së fundit dhe jam shumë i gëzuar të them se që nga 1 janari 2024, kosovarët nuk do të kenë më nevojë për viza për vizita turistike afatshkurtra në Zonën Shengen”, theksoi Szunyog, duke falënderuar Presidencën çeke dhe suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian për kontributin e tyre në këtë drejtim.

Një tjetër arritje janë tri marrëveshjet financiare IPA të nënshkruara ndërmjet BE-së dhe Kosovës, duke përfshirë Pakon e Mbështetjes Energjetike, që rezultoi në sigurimin e më shumë se 200 milionë euro nga BE-ja për Kosovën si ndihmë e drejtpërdrejtë financiare, vetëm gjatë disa muajve të fundit.

“Ndihma e përgjithshme financiare e BE-së për Kosovën në kuadër të IPA-s, përkatësisht Instrumentit të BE-së për Ndihmën Para-Anëtarësimit, nga viti 2007 deri më sot, ka tejkaluar 1.4 miliardë euro. Kjo ndihmë po përdoret për të ndihmuar Kosovën, ndër të tjera, për zhvillimin e ekonomisë dhe infrastrukturës së saj, për përmirësimin e arsimit dhe mbrojtjen e mjedisit si dhe përafrimin e legjislacionit të saj me acquis të BE-së”, tha Szunyog.

Si ndihma jonë financiare ashtu edhe mbështetja me ekspertë janë të orientuara drejt avancimit të Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE. Shpresoj që deri në Ditën e Evropës të vitit të ardhshëm të kemi një zhvillim edhe më pozitiv për të festuar, përfundoi ai duke u uruar të gjithëve Ditën e Evropës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së BE në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM