Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci po merr pjesë në Forumin Botëror të Edukimit në Londër

Maj 10, 2023

Me ftesë të Sekretares së Shtetit për Arsim në Mbretërinë e Bashkuar, Gillian Keegan, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, po merr pjesë në Forumin Botëror të Edukimit në Londër.

Tema e Forumit këtë vit është “Të ushqyerit e kulturës së të nxënit adaptues dhe të qëndrueshëm”, duke synuar arsim më të fortë e më cilësor kudo.

Në kuadër të Forumit, ministrja ka zhvilluar takime me homologë të shteteve të ndryshme, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave qe punojnë në fushën e arsimit, shkencës dhe inovacionit.

Në Forumin Botëror të Edukimit në Londër, çdo vit mblidhen ministra të arsimit dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave arsimore nga 118 vende të botës.

Ky Forum, është një platformë e shkëlqyer për nxitjen e bashkëpunimit të nivelit të lartë mes palëve që formësojnë sistemet edukativo-arsimore në tërë globin, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM