Federata Atletike e Kosovës (FAK) ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Federatën Atletike të Italisë (FAI), e cila në Kosovë solli pajisje të ndryshme si donacion për atletët tanë.
Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i FAK-ut, Halil Sylejmani, njëherit anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe kryetari i FAI-it, Stefano Mei.
Në ceremoninë e organizuar në stadiumin “Fadil Vokrri”, morën pjesë edhe drejtuesit e KOK-ut, Ismet Krasniqi e sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, drejtues të KFOR-it italian, etj.
Kryetarët e të dyja federatave folën për bashkëpunimin, nga i cili përfiton FAK-u, konkretisht atletët e rinj.
Presidenti Krasniqi vlerësoi lart memorandumin, derisa përmendi bashkëpunimin e mirë me FAK-un dhe atletët tanë, të cilët në numër të madh do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Evropiane 2033.
Para ceremonisë, u zhvillua aktiviteti “Atletika për fëmijë”, ku morën pjesë qindra nxënës të klasëve të pesta, thuhet në postimin në Facebook të FAK-ut.
Video






