Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se u hap edicioni i 13-të i festivalit të muzikës klasike Chopin Piano Fest Prishtina, nën tingujt magjik të pianistit të mrekullueshëm italian, Epifanio Comis dhe Adra Strings.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se për 13 vite rradhazi Chopin Piano Fest ka sjellë artistë të shquar nga mbarë bota dhe se jemi tejet mirënjohës organizatorëve për vlerat kulturore që i kanë sjellë kryeqytetit.
Ju ftoj të ndiqni performancat e mahnitshme të pianistëve vendas dhe ndërkombëtarë nga data 9 maj deri më 9 qershor.






