Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është përuruar monografia “Fisniku i baletit”, kushtuar Ahmet Brahimajt, babait të baletit kosovar dhe për ta festuar trashëgiminë që ka lënë pas, rezistencën dhe devotshmërinë e tij që e ka mbajtur kulturën gjallë, kanë marrë pjesë familjarë, miq, shokë e bashkëpunëtorë në trevjetorin e vdekjes së tij.
I magjepsur nga bota e baletit, Ahmet Brahimaj veçohej dukshëm në skenë. I përkushtuar ndaj përparimit të kësaj forme arti, përfundoi studimet në Shkup dhe priu rrugëtimin e rithemlimit të Trupës së Baletit, shndërruar tutje në Baletin Kombëtar të Kosovës të udhëhequr nga vet ai.
Për të përmbledhur të shkruar historinë e tij, është përuruar monografia “Fisniku i baletit” me autor gazetarin e KOHËS, Shaban Maxharraj. Krijimtaritë si kjo mbajnë gjallë figurat emblematike që na frymëzojnë të bëjmë hapa tutje, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






