NP “Termokos” SH.A., njofton se këtë fundjavë, më 13 dhe 14.maj, për shkak të punimeve, që do të zhvillohen për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, do të mbyllet për qarkullim rruga “Ukshin Hoti”, përkatësisht kryqëzimi i saj me rrugët “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj”.
Të vetëdijshëm për pengesat në lëvizjen e lirë, që mund të shkaktohen gjatë këtyre dy ditëve, kërkojmë mirëkuptimin e bashkëqytetarëve tanë, thuhet në komunikatën për media e NP “Termokos”.




