Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se laureati i Çmimit Nobel për Letërsi, Orhan Pamuk, vjen në Kosovë.
MKRS thotë se për rrëfimet e tij postmoderniste, kulturën dhe artin e të shkruarit që nxjerr në pah gjërat e mira në jetë, do të flasim me të në Prishtinë.
Shumë aktivitete tjera të organizuara na presin përgjatë 3 ditëve të vizitës së tij, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






