Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia apelon te pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor

Maj 14, 2023

Policia bën të ditur se vazhdojnë aktivitetet sipas planit ROADPOL për kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”.

Njësia për Kontroll të Autostradave në vazhdim të implementimit të planit operativ “Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë” ka realizuar kontroll të shtuar të mjeteve transportuese ku ka identifikuar kundërvajtje të ndryshme me ç’rast janë shqiptuar 50 tiketa trafiku, 13 prej tyre ndaj personave juridik.

Përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës për një siguri më të madhe në trafik, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM