Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: Për periudhën 2024-2026 ndahen 200 milionë euro grante për komuna

Maj 15, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka takuar kryetarët e Komunave dhe kryetarët e sapo zgjedhur në veri të vendit.

Kurti ka thënë se takimet koordinuese në mes të nivelit qendror dhe atij lokal janë takimet ku ka më së shumti përfaqësues të qytetarëve, e rrjedhimisht edhe temat, të cilat trajtohen janë më të dobishmet dhe kanë fokus përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

“Mirë se po takohemi në mbledhjen e katër të këtij formati, e në të pestin në qoftë se llogarisim edhe takimin tematik për efiçiencën e energjisë, të cilin e mbajtëm së fundmi, me 6 prill të këtij viti.

 

Një mirëseardhje e veçantë për kryetarët e sapo zgjedhur të komunave në veri të vendit, të cilët po na bashkëngjiten për herë të parë”.

Krahas bashkëpunimit në fushën e mjedisit, në kuadër të “Kartës së Komunën së gjelbër dhe të qëndrueshme” dhe atë të efiçiencës së energjisë, në kuadër të pakos 75 milionëshe për përballje me krizën energjetike, është lajm i mirë për të gjithë kandidimi i vendit për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

“Një ngjarje e tillë, përveç se mundësi e mirë për të përmirësuar infrastrukturën publike, ajo paraqet një platformë ideale për afirmim të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Për këtë arsye, Lojërat Mesdhetare nuk janë vetëm një projekt i sektorit të sportit. Ato duhet të shikohen si projekt zhvillimor shtetëror dhe mobilitet për rininë tonë.

 

Koncepti i organizimit të këtyre lojërave në Kosovë, parasheh shtrirjen e organizimit në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë investimin dhe mobilizimin në shumë komuna, e me theks të veçantë në shtatë komunat më të mëdha në vend.

 

Ditëve në vazhdim, ekipi koordinues i kandidaturës së Kosovës, do t’ju kontaktoj dhe do t’ju informojë më shumë për konceptin dhe për detajet e tjera të ndërlidhura me projektin“, tha Kurti.

Komisioni i Granteve mbajti një takim të rëndësishëm, në të cilin u miratua ndarja e granteve për komuna për periudhën 2024-2026. Buxheti i përgjithshëm komunal për vitin e ardhshëm arrin vlerën prej 742 milionë euro, që i bie gati 200 milionë euro më shumë buxhet për komuna gjatë kësaj qeverisjeje se sa asaj të mëparshme.  Që do të thotë se qeverisja lokale e ka vëmendjen e nivelit qendror, por edhe financat, që presin të konkretizohen përmes një bashkëpunimi mes të gjithë neve.

Herën e fundit u takuam për të diskutuar një temë specifike, atë të energjisë së ripërtrishme, ndërsa sot nga Asociacioni i Komunave janë listuar disa tema, të cilat janë me rëndësi për nivelin lokal; që nga tatimi në pronë, pronat e administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Agjencia e Pyjeve, e deri tek buxheti i komunave dhe procedurat e rekrutimit në shërbimin publik.

N takimin me kryetarët e Komunave ka marr pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministri ie Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM