Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.
Njësia e task forcës (DRK) Lindje pas pranimit të informatave nga tereni për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar kanë ndërmarr masa të nevojshme operativo-taktike dhe kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësorë dhe rajonale në zonën e Kamenicës dhe Gjilanit.
Në magjistralen Kamenicë-Gjilan është ndaluar automjeti Mercedes furgon me targa vendore me drejtues të dyshuarin m/k me iniciale (B.A.) i moshës 29 vjeçare.
Gjatë kontrollit në furgon janë gjet të ngarkuara lule dekorative të llojeve të ndryshme: 93 pako, 1.245 vazo për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre të cilat dyshohet se janë sjellë në mënyrë ilegale nga Serbia.
Rasti është duke u trajtuar nga Policia dhe të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






