Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShKK bashkë me organizatën “Help” mbështesin të burgosurit, për të qenë pjesë aktive e shoqërisë

Maj 16, 2023

Zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani ka pritur në takim përfaqësuesin e Organizatës Gjermane “Help” në Kosovë, Rrezart Shala, me të cilin kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të të dyja palëve.

Me këtë projekt, 20 ish të dënuar dhe të dënuar, të cilët dëshirojnë të hapin ose kanë të hapur ndonjë biznes, SHKK bashkë  me organizatën  “Help” do t’i mbështesin në formë trajnimesh dhe me pajisje për punë dhe trajnime  të ndryshme.

Kësaj radhe, SHKK bashkë  me “Help”, do t’i mbështesin të burgosurit dhe ish të burgosurit, të cilët kanë përfunduar mbajtjen e dënimin brenda institucioneve korrektues të Kosovës, me qëllim krijimin e mundësive më të mira  për të qenë pjesë aktive e shoqërisë.

Po ashtu, Ministria e Drejtësisë dhe Organizata Gjermane “Help” pritët që ditëve në vijim të nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi në vlerë prej 147,000 euro me bashkëfinancim, ku “Help” do të financoi me 55%, ndërsa MD me 45 % në fuqizimin e Njësisë Ekonomike të SHKK-së, konkretisht në blerjen pajisjeve të ndryshme prodhimi, si dhe për trajnimin e të burgosurve, thuhet në komunikatën për media e ShKK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM