Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Vënia e rinisë në qendër të zhvillimit

Maj 16, 2023

Strategjia Shtetërore për Rini 2024-2032 dhe Plani i Veprimit 2024-2026, ka hyrë në fazën fillestare të hartimit. Procesi është prezantuar sot para krerëve institucional, partnerëve strategjik, deputetëve, zëvendësministrave, shoqërisë civile dhe pjesëmarrësve nga sektori i rinisë.

Kryeministri Kurti e vlerësoi atë si dokumentin kryesor orientues afatgjatë për qeverinë karshi rinisë ngase është strategji që na orienton drejt zhvillimit dhe është një mjet reform për politikbërje ndërsektoriale.

Ministri Çeku riktheksoi se hartimi i këtij dokumenti që do të na tregoj shtegun drejt zhvillimit të qëndrueshëm për të gjithë të rinjtë, po bazohet në studimet e fundit dhe praktikat më të mira në dispozicion.

Koncept dokumenti është artikuluar në mënyrë shumë konstruktive për tejkalimin e sfidave me të cilat përballen të rinjtë në vend, shtoi Arnhild Spence, koordinatore e UNKT-së për Kosovë.

I tërë procesi është rezultat i MKRS në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, me mbështetje të UNKT, në veçanti UNDP, UNICEF, UNFPA dhe IOM, thuhet në komunikatën për media e MKRS-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM