Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti uron prof. Murphyn për titullin ‘’Honoris Causa’’, që iu nda nga UP “Hasan Prishtina”

Maj 16, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me rektorin e Universitetiit të Prishtinës, Qerim Qerimi, takoi profesorin Sean Murphy nga George Washington University.

Kryeministri Kurti uroi profesor Murphyn për titullin ‘’Honoris Causa’’, që iu nda sot nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Gjatë takimit, Kryeministri dhe profesor Murphy biseduan për temat aktuale në vend, përfshirë çështjet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, integrimin europian të Kosovës, si dhe të arriturat e Qeverisë në fushën e ekonomisë, luftimit të korrupsionit, sundimit të ligjit demokratizimit e lirisë së mediave.

Kryeministri falënderoi profesor Murphyn për kontributin e tij qenësor në mbrojtjen e qëndrimeve të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që rezultoi me opinionin e GjND-së për Kosovën, e në këtë drejtim, në fuqizimin e sovranitetit të Republikës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM