Ministri i Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku dhe ministrja e Sportit e Republikës së Shqipërisë, Evis Kushi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi që Shqipëria të përkrah kandidaturën e Kosovës për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
Me anë të kësaj marrëveshje sigurohet mbështetje në lehtësimin e procesit të përgatitjes dhe organizimit të garave të sportit të lundrimit në bregdetin shqiptar, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






