Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Parandalohet një rast kontrabandimi me migrant, arrestohet një shtetas i Serbisë

Maj 16, 2023

Në stacionin policor kufitar (SPK) në Vermicë, nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës ka hyrë kamioni me targa të huaja të cilin e drejtonte shtetasi serb me iniciale (S.H.), viti i lindjes 1980.

Gjatë procesit të regjistrimit dhe kontrollit të hollësishëm të kamionit në vijën e dytë, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë hasur në rimorkio në brendësi, katër persona shtetas të huaj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, personat shtetas të huaj janë trajtuar sipas ligjit për të huajt, përderisa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas të kufirit shtetëror dhe parandalimin e veprave penale dhe kontrabandës në përgjithësi, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM