Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbyllet në Prishtinë edicioni i dhjetë i festivalit “Mirëdita, dobar dan!”

Maj 17, 2023

Në teatrin ODA, Festivali “Miredita, Dobar Dan!” zyrtarisht u mbyll me ndarjen e çmimit për Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Gjatë promovimit të librit “Momenti kur e dija se lufta filloi”, së bashku me redaktorin e librit, Vladimir Arsenić, dhe një nga autorët e tregimeve, Shpëtim Selmani, pjesëmarrësit patën rastin të dëgjojnë më shumë për procesin e krijimit të librit, i frymëzuar nga përvojat personale të autorëve dhe perceptimi i tyre për fillimin e luftës. Ngjarja u moderua nga Ana Pejović nga Forum ZFD.

Përmes debateve, promovimeve të librave, mbrëmjeve dhe performancave me poezi, vizitorët kanë shkëmbyer mendime dhe përvoja në lidhje me temat e festivalit të këtij viti.

Si një festival që promovon kulturën, artin dhe unitetin, mund të themi me shumë besim se e kuptuam detyrën.

Edhe një herë, dëshirojmë të falënderojmë kolegët tanë ne për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në realizimin e këtij festivali, si dhe vullnetarët, pjesëmarrësit dhe vizitorët për punën dhe pjesëmarrjen e tyre. Deri herën tjetër, thuhet në faqen zyrtare të Miredita, Dobar Dan.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM