Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti mirëpret zv/presidentin e PE, Wieland, bisedojnë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Maj 17, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti sot zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Kryeministri Kurti falënderoi Wieland për mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian në procesin integrues në Bashkimin Evropian dhe afirmimin e shtetit të Kosovës.

Duke theksuar përkushtimin në prioritetet e qeverisë për punë dhe drejtësi, kryeministri përmendi rezultatet dhe progresin në dy vitet e qeverisjes, e të cilat janë evidentuar, përveç raporteve tjera ndërkombëtare edhe nga vetë raporti i Parlamentit Evropian për Kosovën, që u publikua së fundmi.

Zëvendëspresidenti Wieland nënvizoi progresin e dukshëm të Kosovës krahasuar me rajonin për të cilin tha se nuk kalon pa u vërejtur.

Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin rajonal, integrimin ekonomik të rajonit dhe për raportet fqinjësore duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri tha se Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit në Bruksel dhe Aneksi i saj i 18 marsit në Ohër, duhet të zbatohen shpejt, në tërësi dhe pa kushtëzime, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM