Build Skills with our trainings

Sign up now!

Antidroga e Policisë së Kosovës sekuestron drogë dhe para, arrestohet një person

Maj 18, 2023

Në rrugën “UÇK” në Prishtinë, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik/Sektori Qendror i Hetimeve, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike kanë ndaluar një automjet të tipit Audi me targa të RKS-së, të cilin e drejtonte i dyshuari me iniciale (B.S.).

Gjatë realizimit të kontrollit në automjetin e lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar shtatë (7) paketime të vogla me peshë rreth (4) gram (e dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë).

Në vazhdën e angazhimeve policore antidroga e PK-së në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kanë realizuar një operacion kontrolli edhe në shtëpinë dhe banesën e personit të dyshuar në Prishtinë.

Gjatë operacionit të kontrollit në banesën e të dyshuarit të lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si në vijim:

Substanca narkotike e dyshuar se është kokainë, e ndarë në disa pjesë, me peshë të përbashkët rreth (570) gram, me vlerë tregu vendor rreth (57,000) Euro.

Tri (3) peshore digjitale,

Njëmijë (1000) Euro, para kesh,

18 Dollar amerikan,

160 Franga zvicerane,

20 Funta angleze,

20 dinar serb,

Dy telefona dhe

Një automjet e tipit Audi.

Marrja e provave dhe procedurat tjera janë kryer nga njësia e Forenzikes.

Me vendim të prokurorisë i dyshuari ndalohet në mbajtje për vazhdimin e hetimeve të mëtutjeshëm, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM