Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj pret komandantin e KFOR-it, Ristuccia, njofton për përgatitjet e ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe’23”

Maj 18, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Inteligjencës në MM, gjeneral major Gëzim Hazrolli, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Angelo Michele Ristuccia.

Gjatë bisedës me komandantin e KFOR-it, Mehaj shprehu mirënjohjen për trupat e KFOR-it dhe vlerësimin për nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritanishëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në funksion të sigurisë së vendit.

Po ashtu, ministri Mehaj njoftoi komandantin për zhvillimin e FSK-së dhe përgatitjet që po bëhen për realizimin e suksesshëm të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe’23”.

Me këtë rast, gjeneral Ristuccia shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM