Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani: Sukseset e sportistëve kosovarë janë mburrje për Kosovën

Maj 18, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim boksierin kosovar më famë botërore Haxhi Robin Krasniqi, të cilin e ka përgëzuar për sukseset e deritashme në boks.

Presidentja Osmani ka veçuar arritjet e mërgatës sonë në shumë sfera, duke përfshirë edhe sportin dhe ka potencuar se kjo është në funksion të imazhit pozitiv të Kosovës.

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar nevojën për mbështetjen më të madhe ndaj vajzave boksiere, për të cilën gjë ka shfaqur gatishmëri edhe boksieri Krasniqi.

Presidentja Osmani i ka uruar boksierit Krasniqi sukses në përballjen e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe ka theksuar se sukseset e sportistëve kosovarë janë mburrje për Kosovën, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM