Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama: Standarde të reja të ndërtimit në kryqytet

Maj 19, 2023

Duke besuar thellësisht se procesi i vendimmarrjes në fushën e urbanizmit dhe arkitekturës duhet t’i nënshtrohet debatit sa më të gjerë dhe në përputhshmëri me vizionin tonë për një qytet gjithëpërfshirës, tash e më shumë se një vit është ngritur Komisioni Këshillëdhënës për Trajtimin e Kushteve dhe Lejeve Ndërtimore, para këtij komisioni prezantohen publikisht projekt-propozimet për kryeqytetin.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se në përbërje të këtij komisioni janë përfshirë anëtarë nga kabineti im, Drejtoria e Urbanizmit, Drejtoria e Pronave, Drejtoria e Planifikimit Strategjik si dhe profesionistë të pavarur. Kjo ka bërë të mundur që projektet e propozuara për kryeqytetin t’i nënshtrohen një paneli kritik, i cili i shqyrton këto propozime përtej normave minimale kuantitative matematikore, dhe fokusohet tek ngritja e kualitetit të jetës brenda lagjeve të reja të kryeqytetit.

 

Këshillat e dhëna nga ekspertët e përfshirë në këtë komision, si arkitekti me famë botërore Ian Ritchie, fitues i shumë çmimeve prestigjioze në fushën e arkitekturës, kanë bërë që tashmë projektet e aprovuara të kenë cilësi shumë më të mirë urb-arkitekturore.

 

Ne besojmë fuqishëm se puna grupore dhe proceset e hapura janë rruga e duhur për një qytet më të mirë dhe gjithëpërfshirës.

 

Së bashku po transformojmë kryeqytetin.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM