Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gërvalla merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së

Maj 22, 2023

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë sot në takimin e 27 ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet në Bruksel.

Takimi i nivelit të lartë mbahet në margjinat e mbledhjes së Këshillit për Politikë të Jashtme të BE-së, që kryesohet nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, ndërsa pritet të diskutohet bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në fushat e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, posaçërisht në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë.

Në ftesën për zv.kryeministren Gërvalla, përfaqësuesi Borrell ka theksuar se për BE-në, Ballkani Perëndimorë është partneri më i afërt, me të cilin ndajnë lidhje të fuqishme politike, ekonomike, të sigurisë dhe gjeografike, dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen.

Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së dhe homologëve nga vendet e Ballkanit Perëndimorë, pritet të diskutohen edhe zhvillimet e fundit në rajon, thuhet në komunikatën për media e MPJD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM