Build Skills with our trainings

Sign up now!

Fondi i Grave të Kosovës ndan 29 grante në vlerë prej më shumë se 214,000 €

Maj 22, 2023

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mbajti sesion orientues me ç’rast ndau 29 grante në kuadër të Fondit të Grave të Kosovës (FKG), në shumën e përgjithshme prej € 214,755.

Më konkretisht, në kuadër të këtij raundi janë ndarë 29 grante me mbështetjen e: Fondacionit Sigrid Rausing (SRT) për mbështetjen organizative në vlerë prej € 124,596.50. për 13 grante.

Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) në bashkëfinancim me Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë, si pjesë e nismës “Avancimi i iniciativës për të drejtat e grave II” mbështeti 14 grante në vlerë prej € 69,311.70. Nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (BE) me nismën e RrGK-së: “Ngritja e Kapaciteteve dhe Qëndrueshmërisë së OShC-ve: Avancimi i Barazisë Gjinore gjatë Pandemisë COVID-19” u mbështetën dy grante në vlerë prej €19,998.

 

Përfituesit e granteve të mbështetura nga SRT janë:

Handikos Mitrovica – €10,000.00

OPDMK, Organizata për Distrofi Muskulore e Kosovës – 9,880€

Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës – 10,000€

Youth Association for Human Rights (YAHR) – 10,000€

Shoqata e Juristëve Norma – 9,998€

Women`s Inclusion Center (Zenski Inkluzivni Centar) – € 10,000

Mitrovica Women Association for Human Rights – € 8,969

Rrjeti i Organizatave të Grave Rome Ashkali dhe Egjyptiane të Kosovës – RROGRAEK – (10,000€)

Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve Prizren – 5,760€

MEDICA KOSOVA (MK) – 10,000€

Centar Manjinske Zajednice – 9,991€

Sundimi i Demokracisë në Kosovë (SDK) – 9,998€

She Solutions / Ajo Zgjidhje – 10,000€

 

Përfituesit e granteve të mbështetura nga ADA janë:

Youth Association for Human Rights – me nismën “Ngritja e vetëdijës dhe avokim për kujdes shëndetësor cilësor” (4,999.95€)

Women’s Alliance for Integration me nismën – “Mobilizimi i grave dhe vajzave Rome, Ashkalike dhe egjipitane për të drejtat mbi shëndetin mendor dhe seksual” (5,000€)

Ura Sociale – me nismën “Promovimi i  edukimit cilësor & transformimit të normave tradicionale gjinore” (4,497€)

Humanus Vita – me nismën “Përfshirja e edukatës seksuale dhe sfidimi i stereotipeve drejt transformimit të normave gjinore përmes edukimit” (4,916€)

Have Hope -me nismën “Mbrojtja e shëndetit të grave dhe vajzave – ndërgjegjësimi për kancerin tek gratë” (5,000€)

Handikos Mitrovica – me nismën “Fuqizimi i grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara: Një qasje gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit riprodhues” (5,000.00€)

Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës – me nismën “Edukimi gjithpëpërfshirës për fëmijët e verbër dhe me të pame të dobësuar” (4,998.75€)

Follow up me nismën “Analizë e kurrikulës shkollore dhe e formave edukuese mbi pëlqimin seksual në shkolla të mesme” (€ 5,000€)

MEDICA KOSOVA (MK) me nismën “Ekzaminimi i perceptimit në arsimin e mesëm për dhunën seksuale të kohës së luftës dhe stereotipet që lidhen me dhunën seksuale dhe dhunën me bazë gjinore” (5,000€)

OJQ “Drugëza” me nismën “Rritja e qasjes së grave në kujdes shëndetësor cilësor” (5,000€)

Gruaja fermere me nismën “Promovimi i kujdesit shëndetësor primar të grave në vende rurale” (4,995€)

Moravski Biser me nismën “Kujdesi shëndetësor i barabartë për të gjithë” (€ 4,971€)

Center for Education and Community Development – Friends me nismën “Të mbijetuarat e kancerit avokojnë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore/onkologjike në Komunën e Mitrovicës” (5,000€)

EcoKosWomen EKW me nismën “Promovimi i kujdesit shëndetësor: pjesë e domosdoshme e jetës” (4,934€)

 

Përfituesit e granteve të mbështetura nga BE janë:

The Ideas Partnership me nismën “Fuqizimi i grave dhe të rinjve romë, ashkali dhe egjiptianë në avokim dhe edukim shëndetësor” (9,998€)

Network of Organizations for Rural Development of Kosovo – NORDK me nismën “Fuqizimi socio-ekonomik i grave në zonat rurale” (10,000€).

FGK e RrGK-së ofron grante të vogla për organizatat e grave që nuk kanë qasje në burime të tjera financimi dhe të cilat kërkojnë të punojnë për të drejtat e grave, veçanërisht për grupet që punojnë në zonat rurale dhe/ose personat e margjinalizuar. Që nga viti 2012, FGK ka ndarë 281 grante, duke përkrahur 153 organizata, në një shumë të përgjithshme prej 1,691,822 euro. Në vitin 2023, FGK mbështetet nga BE-ja, Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), Agjencia Suedeze e Zhvillimit Ndërkombëtar (Sida), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe Fondacioni Sigrid Rausing, thuhet në komunikatën për media e RrGK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM