Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Janjeva së shpejti destinacion turistik

Maj 23, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bën të ditur se po vazhdon me intensitet të lartë puna në restaurimin dhe rifunksionalizimin e shtëpive tradicionale në Janjevë.

Punimet që janë pjesë e projektit “Trashëgimia kulturore si nxitës për ringjalljen ekonomike të Janjevës”, sot i panë nga afër ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Maria Suokko, Nedjelko Špilekti, konsull në Ambasadën Kroate në Kosovë dhe partnerë tjerë të projektit.

Restaurimi i shtëpive do të kontribuojë në ringjalljen e historisë dhe inkurajimin e ruajtjes së trashëgimisë së pasur kulturore, po ashtu të krijoj mundësi për ringjallje socio-ekonomike duke promovuar turizmin lokal.

Për më tepër, nisma të rëndësishme janë në zhvillim e sipër, si krijimi i platformës për të hartëzuar asetet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore për turizmin rural, trajnimi për guidat turistike dhe mbështetja për gratë dhe të rinjtë përmes trajnimeve për zhvillim të aftësive që kontribuojnë në fuqizimin e tyre ekonomik, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM