Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atić.
Sveçla në postimin e tij në Facebook ka thënë se kryetarit Atić i ka uruar punë të mbarë në detyrën e e re duke i ofruar gatishmëri të plotë në zbatimin e prioriteteve të tij.
Do të angazhohemi bashkërisht, si nivel qendror dhe lokal, që qytetarëve tanë të Mitrovicës së Veriut të ju sigurojmë mirëqenie, arsim, shëndetësi, siguri e kushte të qëndrueshme jetese.
Mitrovica e Veriut si çdo komunë e Republikës së Kosovës do të përjetojë progresin e merituar.






