Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani dhe Heappey: Forcim i mëtejmë i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit mes dy shteteve

Maj 23, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona.

Presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për integrim në institucionet euroatlantike, me ç’rast ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen përgjatë viteve, duke theksuar se Kosova tanimë ka dëshmuar se është partner jo vetëm kredibil dhe i besueshëm, por i përkushtuar për të bashkëpunuar me aleatë për të kontribuar për paqe afatgjate në vend, rajon dhe kudo në botë.

Tutje, Osmani vuri theksin në vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Forcën tonë të Sigurisë, e cila po forcohet me standardet më të larta të NATO-s, përmes trajnimeve të ndryshme në rritje të kapaciteteve të përbashkëta. Në këtë frymë, Presidentja potencoi edhe gatishmërinë e Kosovës që t’i bashkohet forcave britanike në misione paqeruajtëse në vende të tjera të botës.

Presidentja Osmani ka përmendur edhe nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë që të ecet përpara me hyrjen e Republikës sonë në Programin e Partneritetit për Paqe, e deri tek anëtarësimi në NATO.

Presidentja Osmani dhe ministri i Shtetit Heappey, shprehën vullnetin e përbashkët për vazhdim të bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe forcimin e mëtutjeshëm të partneritetit në mes të dy vendeve, në frymë të vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM