Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Frijs Madsen: Interesim i Danimarkës për mundësi investimesh në Kosovë

Maj 24, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat e Ekonomisë dhe Shëndetësisë, Artane Rizvanolli dhe Arben Vitia,​ u takuan sot me Ambasadorin danez në Kroaci, Ole Frijs-Madsen dhe Drejtuesin e Këshillit për Tregti në Ambasadën e Danimarkës në Kroaci, Zarko Masanovic, për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Në takim, kryeministri Kurti dhe ambasadori danez shprehën kënaqësinë e tyre për nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, dhe të dy palët mirëpresin një intensitet të rritur të bashkëpunimit në çështje ekonomike.

Ambasadori Frijs-Madsen theksoi interesimin e Danimarkës për mundësi investimesh në sektorët e shëndetësisë, minierave, dhe energjisë së ripërtritshme.

Ndërsa, Kryeministri Kurti shprehu besimin se Kosova ka potencial të madh për të rritur atraktivitetin e saj për investitorët danezë dhe se ky bashkëpunim i thelluar mes dy shteteve do të sjellë avantazhe të konsiderueshme për të dy vendet.

Të dy palët u pajtuan që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të identifikuar fusha të reja të interesit të përbashkët që mund të forcojnë më tej marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve., thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM