Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Inaugurohet “Këndi i Kurajos”

Dhj 23, 2020

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, së bashku me deputeten, Donika Kadaj- Bujupi dhe përfaqësueset e organizatave Medica Kosova, Medica Gjakova, Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, sot kanë marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të “Këndit të Kurajos”,  në hapësirën e Ministrisë së Drejtësisë.

Gjatë ceremonisë, ministri Selimi tha se është i lumtur që në objektin e Ministrisë së Drejtësisë po vendosen punimet e grave heroina ndërsa potencoi që “Këndi i Kurajos” është simbolikë e ngritjes dhe vetëdijes sonë.

“Ministria e Drejtësisë do të jetë zëri i gjithë atyre grave të dhunuara gjatë luftës dhe i të gjitha viktimave të luftës. Do të jetë zëri që ka mbetur një çështje pa u përfunduar dhe ajo është prurja e drejtësisë për gjitha këto gra”, deklaroi ministri Selimi.

Ministri Selimi u zotua se do të jetë zëri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovës dhe se asnjëherë sipas tij nuk do të harrohen vuajtjet e tyre.

“ Sot unë zotohem që ky kënd, do të jetë ‘Këndi i Kurajos’ i Ministrisë së Drejtësisë. Ky ‘Kënd i Kurajos’ do të jetë nënshkrimi ynë se ne duhet çdo ag dhe çdo muzg të jetojmë me dhimbjen e këtyre grave dhe ne kurrë nuk do t’i harrojmë ato lëndime dhe atë kurajo të ri-ngritjes”, tha ministri Selimi.

Ndërsa deputetja e Kuvendit të Kosovës, që është incizuese e rezolutës për krijimin e “Këndit të Kurajos”, Donika Kadaj- Bujupi tha se do të jetë kujtesa e së kaluarës, vullneti për të ecur përpara dhe guximi i atyre grave që zgjodhën jetën para vdekjes.

“Si ministër i Drejtësisë keni bërë veprimin më të duhur për shkak se te këto gra ka munguar drejtësia në 20 vitet e fundit. Ju jeni i pari që keni ofruar një kënd brenda institucionit që nuk është vetëm fizikisht por që ka një kuptim shumë më të plotë, që këto gra të kenë qasjen dhe prioritetin e Ministrisë së Drejtësisë derisa drejtësia të vihet në vend”, tha deputetja Kadaj-Bujupi.

Ndërkohë përfaqësueset e Organizatave Joqeveritare që merren me gratë e mbijetuara të dhunës gjatë luftës në Kosovë dhe ri-integrimin e tyre, vlerësuan lartë vendosjen e “Këndit të Kurajos”, brenda Ministrisë së Drejtësisë duke thënë se kjo iniciativë është një vëmendje e shtuar institucionale për të kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Këndi i Kurajos”, do të ketë të ekspozuar artizanale të punuara nga viktima e dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM