Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka nënshkruar vendimin për ndarje të bursave për nxënës në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në drejtimet deficitare dhe bursa për vajza në drejtime teknike. Vlera e bursës për nxënës do të jetë 500 euro për 1 vit shkollor.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se numri total i bursave është 70, prej tyre 40 në drejtimet deficitare dhe 30 në drejtimet teknike. Në drejtimet deficitare mund të aplikojnë të gjithë nxënësit e IAAP-ve, ndërsa për drejtimet teknike vetëm vajzat. Si Ministri do të vazhdojmë të ofrojmë përkrahje për të gjithë nxënësit e studentët pa dallim.
Bursat për drejtimet deficitare:
Zhvillues i aplikacioneve softuerike
Instalues elektrik
Veterinë
Mekatronikë
Asistent i turizmit dhe udhëtimeve
Përpunimi i drurit/zdrukthtar
Hortikulturë
Bursat për vajza në drejtimet teknike:
Metalpunues
Instalues elektrik
Instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit
Automekanik
Teknologjia e reciklimit
Teknik i sistemeve të TIK-ut
Detajet: http://bitly.ws/FBXR