Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës njofton se vazhdon pastrimi i mbeturinave edhe brenda objekteve në afërsi të hapësirës publike komunale tashmë të liruar dhe e pastruar në afërsi të Stacionit të trenit në kryeqytet.
Objektet në pronësi të institucioneve dhe ndërmarrjeve të ndryshme në kryeqytet (jo komunale), duhet të mirembahen dhe jo të shndërrohen në deponi të mbeturinave në mes të kryeqytetit!
Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës do të angazhohet në vazhdimësi për rend, rregull e pastërti në Prishtinë, thuhet në postimin në Facebook të Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës.