Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se ka biseduar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell për situatën në Kosovë.
Stoltenberg në postimin e tij në Twitter ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit.
Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues.
NATO_KFOR do të vazhdojë të përkujdeset për një mjedis të sigurt.