Build Skills with our trainings

Sign up now!

AGK bën thirrje KFOR-it dhe EULEX-it të reagojnë sa më parë në mënyrë që gazetarët të raportojnë pa u rrezikuar

Maj 29, 2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se sot në Komunën Zubin Potokut është sulmuar e më pastaj është djegur vetura e mediumit Tëvë1, ku i janë thyer xhamat dhe shpërthyer gomat e veturës, e më pastaj edhe e vënë në flakë.

AGK ka njoftuar edhe se është vandalizuar sot nga protestuesit në Zveçan një veturë e mediumit Top Channel.

Me këtë veturë me të cilën po udhëtonin katër gazetarë të mediave të ndryshme, është vandalizuar me sloganin nacionalist, si dhe me qëllimin që të mos mund ta ngasin më tej, kurse më herët janë dëmtuar edhe veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXO në Leposaviq.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës po i përcjell me shqetësim zhvillimet në këto komuna, dhe u bën thirrje kolegëve gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe t’i respektojnë udhëzimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës për perimetrin e raportimit.

Për AGK-në, kjo sjellje është e patolerueshme dhe u bën thirrje NATO Kosovo Force – KFOR dhe EULEX Kosovo (Official) të reagojnë sa më parë në mënyrë që kolegët të raportojnë pa u rrezikuar, penguar e dëmtuar pajisjet e tyre të punës.

AGK-ja, gjithashtu bën thirrje të gjithë kolegëve që po raportojnë nga këto komuna, të kenë kujdes të shtuar dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë së Kosovës, thuhet në faqen zyrtare të AGK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM