Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përgëzuar presidentin Recep Tayyip Erdoğan për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se si dy shtete aleate do të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën ushtarake, gjithmonë në mbrojtje te paqes dhe stabilitetit të gjithmbarshëm.
Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (YTS) në Republikën e Turqisë, Partia Drejtësi dhe Zhvillim me kandidat Presidentin Recep Tayyip Erdogan ka fituar zgjedhjet presidenciale, prandaj përgëzoj Presidentin Erdogan dhe uroj që të përmbush premtimin e tij për luftimin e inflacionit ekonomik si dhe rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit me pasoja katastrofale që u përballen në shkurt të këtij viti.