Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se për sulmet ndaj mediave në komunat veriore të Republikës së Kosovës, ka reaguar edhe Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias (European Centre for Press and Media Freedom ECPMF).
ECPMF ka reaguar duke bërë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Policisë së Kosovës që të vendosin masa sigurie për gazetarët dhe punonjësit e mediave që raportojnë nga veriu i Kosovës dhe zonat të tjera ku tensionet janë të larta, thuhet në postimin në Facebook të AGK-së.
“Shprehim shqetësimin për mungesën e sigurisë për gazetarët. I bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Policisë së Kosovës që të vendosin masa sigurie për gazetarët dhe punonjësit e mediave që raportojnë nga veriu i Kosovës dhe zonat të tjera ku tensionet janë të larta.”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ECPMF-së.