Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i përjetshëm, i tillë ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se ushtria jonë është ngritur para se gjithash duke pasë mbështetje të fuqishme nga ShBA-të, jam i bindur që zhvillimi i mëtutjeshëm i yni do të vazhdojë edhe më tutje.
Ne ndajmë vlera dhe parime të njëjta, paqe dhe siguri për të gjithë pa dallim.
Anëtarësimi ynë në NATO mbetet prioritet për ne sepse vetëm kur të arrihet kjo mund të kemi paqe të qëndrueshme.