Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin “Globsec 2023” në Bratisllavë është takuar me Përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe me emisarin për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák.
Kurti në postimin e tij në Twitter ka thënë se në takimin me Borell dhe Lajcak ka ritheksuar se sulmet e milicisë serbe ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme.
Rruga përpara është e rrënjosur në demokraci, sundim të ligjit dhe zbatim të plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes bazë.