Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në Bratisllavë bashkë me emisarin për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajčák ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës.
Borell në postimin e tij në Twitter ka thënë se situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme dhe se ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur.