Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim përfaqësuesin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, shoqëruar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, Nicholas Abbott, me të cilin diskutuan rreth sfidave të sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë.
Ministri gjatë takimit theksoi faktin që Rusia përmes Serbisë është duke shtrirë ndikimin në Ballkan, e ngjarjet aktuale në veri të vendit janë pikërisht vepër e grupeve kriminale të nxitura e të financua nga këto dy shtete që ka për qëllim destabilizimin e vendit.
Ministri po ashtu e njoftoi Stuart Peach për gjitha avancimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe bashkëpunimin e ngushtë që ekziston ndërmjet Ministrisë së Mbrotjes të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe.
Në anën tjetër Stuart Peach, vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritanishëm në mes të dy vendeve, në veçanti bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes si dhe shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e situatës së sigurisë në komunat veriore të Kosovës.
Në fund të takimit u pajtuan që kthimi i gjendjes në normalitet dhe zbutja e tensioneve është mënyra më e mire për të ecur përpara, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.